BBC Sport raporton që Raheem Sterling ende nuk ka filluar bisedime për të ardhmen e tij në ndonjë klub të ri

Media e njohur thotë se ai duket se ende nuk ka vendosur se çfarë dëshiron të bëjë.

Rivalët e La Ligas, Real Madrid dhe Barcelona po ashtu kanë shprehur interesim për 27 vjeçarin, teksa Chelsea dëshiron ta kthejë Sterling përsëri në shtëpinë e tij, në Londër.

Pavarësisht zërave për largimin e tij, ai nuk ka pasur asnjë përplasje me menaxherin e City, Pep Guardiola.

Por, 27 vjeçari është i vetëdijshëm për nivelin e garës në klubin e tij të tanishëm dhe dëshiron të largohet në mënyrë që të këtë më shumë minuta të luajtur.