Sindikata e Pavarur e Policisë reagon se ndryshimi i orarit të punonjësve të policisë, i cili futet në kulmin e krizës energjetike dhe turni aktual 12 orësh zëvendësohet me turne 8 orësh është problem serioz dhe i bën thirrje Institucioneve komeptente që kjo situate urgjent të zgjidhet.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev, sqaroi se këto ndryshime nënkuptojnë që policët të cilët është dashur të udhëtojnë 12-13 herë gjatë muajit, tash duhet ta bëjnë të njëjtën gjë 21-22 herë.
“Në vazhdën e krizës ekonomike dhe politike me çmimet e karburanteve, disa individë në Ministrinë e Brendshme dolën me një ide interesante për të transferuar turnet nga ato ekzistueset në punë pas tetë orësh në ditë. Ky është një problem dhe çështje serioze që nesër ministri përmes drejtorit të Byrosë për siguri publike duhet ta tejkalojë”, u shpreh kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev.
Kjo situatë, theksoi ai, reflekton në mënyrë kritike ekzistencën e policëve sepse shumica nuk punojnë fare në komunat e tyre dhe duhet të udhëtojnë.
“Si të shkoni në punë për tetë orë nga Gostivari në Rostushë ose nga Prilepi në Staravinë. Janë vende që janë 70-80 km larg nga vendbanimi i policies”, theksoi Dellçev.
Delçev thekson se këto, zgjidhje të nxituara shkatërrojnë sistematikisht punonjësin e policisë dhe ulin buxhetin e familjes.