Ky është momenti tronditës kur një dhëndër qëlloi për vdekje shokun e tij gabimisht, pasi qëlloi me armë zjarri në dasmën e tij.

Manish Madheshia qëlloi në ajër dhe plumbi “endacak” vrau shokun e tij të ushtrisë.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Indisë.

Policët identifikuan viktimën si Babu Lal Yadav, 35 vjeç.

Pamjet rrëqethëse tregojnë Madheshinë duke u emocionuar kur i jepet arma, para se të qëllojë në festë.

35-vjeçari u rrëzua papritmas në tokë. Yadav u deklarua i vdekur pas mbërritjes në spital