Prej sot fillon afati për paraqitjen e kandidatëve për këshilltarë në komunën e Tetovës


Prej sot fillon afati për paraqitjen e të gjithë pjesëmarrësve të interesuar në zgjedhje për Këshillin e Komunës së Tetovës. Afati do të zgjasë 15 dirë, deri më 14 korrik në zyrën rajonale të KSHZ-së në Tetovë. Siç bëri me dije sot anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, afat i rëndësishëm për pjesëmarrësit në këto zgjedhje është 15 korriku, kur është edhe afati përfundimtar për dorëzim të listave të kandidatëve të të gjitha partive politike ose listave të pavarura të kandidatëve përmes grumbullimit të nënshkrimeve.