Policia e Nju Jorkut shkatërroi gati 100 biçikleta të sekuestruara, ATVs dhe motoçikleta të tjera të paligjshme për të dërguar një mesazh të martën.

Biçikletat janë bërë për përdorim jashtë rrugës dhe nuk janë të ligjshme në rrugë, por ato gjenerojnë ankesa të shumta nga shoferët dhe këmbësorët e Nju Jorkut.

Ndër ankesat: manovra kërcënuese, motorë me zë të lartë, shpejtësi të madhe, gara në trotuare dhe mos-sinjalizim.

Kur çiklistët udhëtojnë në grup, policia thotë se rreziqet rriten.

“Janë njujorkezët që jetojnë dhe punojnë në komunitetet tona dhe që duhet t’i durojnë këto rreziqe, janw ata që po na thonë me zë të lartë dhe qartë: Hiqini këto motoçikleta nga lagjja jonë. NYPD e mori mesazhin dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë”, tha Komisioneri i NYPD Keechant L. Sewell.

Ishin 92 biçikleta të shtypura të martën në Erie Basin Auto Pound në Brooklyn, si pjesë e një plani të përgjithshëm për motoçikletat e verës 2022 që NYPD ka krijuar këtë vit.

Zyrtarët jo vetëm që shpresojnë të pastrojnë rrugët nga biçikletat ilegale, por edhe të rrisin ndërgjegjësimin e publikut për pasojat e rënda të drejtimit së tyre.