Norvegjia është në një alarm të vërtetë për akte terroriste, pas disa sulmeve të ndodhura në ditët e fundit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë në paradat e krenarisë të komunitetit LGBT në Oslo.

Sipas shefit të Policisë norvegjeze, Rober Berg, këto sulme kanë sfond të ngjashëm me akte të kryera nga “ekstremistët radikal islamikë” dhe sjellin një rrezik të vërtetë në shoqërinë nordike.

Nga të dhënat e para, është bërë me dije se personi i arrestuar për krimin ku mbetën të vrarë dy persona ka pasur një listë rekordesh kriminale në të shkuarën, ku përfshihen edhe ushtrimi i dhunës si edhe kërcënimet e ndryshme ndaj komuniteteve.

Të plagosur nga aktet pasuese “të frymëzuar” prej radikalistit islamist, kanë mbetur 21 persona të tjerë, ku në shënjestër ka qenë sërish komuniteti LGBT.

Një prej sulmeve është kryer nga një shtetas norvegjez me origjinë nga Irani, i cili kishte qenë në radarin e Policisë edhe më parë.

Pavarësisht faktit se ajo norvegjeze është një shoqëri shumë perëndimore, aktet e dhunës nuk mungojnë atje, përfshi edhe sulme masive me prapavijë etnike apo fetare e seksuale.

Nuk është zbuluar ende gjithsesi, nëse shënjestra e vërtetë ka qenë parada e krenarisë në Oslo dhe më pas u nxitën sulmet e tjera, apo plani ka qenë që prej fillimit një sulm në mjedise të ndryshme, të cilat frekuentohen nga komuniteti.

Prej rasteve, alarmi është zyrtar në Norvegji dhe i gjithë shteti është ngritur në këmbë, duke vendosur struktura të posaçme kundër terrorizmit në lëvizje.