Modelja 17 vjeçare vritet me thikë nga i dashuri xheloz, babai gjen trupin në ndërtesën e braktisur


Trupi i një adoleshenteje është gjetur nga babai i saj në një ndërtesë të braktisur pasi ishte qëlluar për vdekje me thikë nga i dashuri i saj në një sulm mizor, njoftonte policia ruse.

Modelja 17 vjeçare Eva Sibatullina, kishte pësuar më shumë se 10 goditje me thikë në sulmin në periferi të Moskës, për çka është arrestuar i dashuri i saj 17 vjeçar Kirill Yurchikov.

Ai ishte detyruar të dorëzohej në polici nga babai Sergey Yurchikov, që sipas burimeve është një ushtarak i vjetër i garës kombëtare.

Ndërsa Eva e ndjerë është bija e Marat Sibatulin, ministër rajonal i ndërtimit të rajonit pranë Moksës.

Trupi i saj i pajetë ishte gjetur në një ndërtesë të braktisur në Romashkovo pranë Moskës.

Yurchikov ishte larguar nga vendngjarja por më vonë ishte dorëzuar në polici.

Eva studionte në liceun ekonomik Plekhanov dhe kishte qenë me dy shokë kur kishte ardhur i dashuri i saj.

Më pas ajo kishte qendruar vetëm me të dyshuarin dhe mes tyre nga pasur një konflikt, tha komisioni rus i hetimit.

“Gjatë konfliktit mes tyre adoleshenti kishte shkaktuar disa plagë thike ndaj viktimës, dhe më pas u largua”, thuhej në raportim.

Ata shtonin se çifti kishin debatuar edhe dy ditë më herët.

Hetimet vazhdojnë.