Mesfushori i Romës, Henrikh Mkhitaryan është parë sot në Coni para se të hyjë për të kryer testet mjekësore në Inter

Ish lojtari i Armenisë pritet që t’i bashkohet Zikaltërve si transfer i lirë pasi që i skadoi kontrata e tij me Romën.

Ai është lidhur me një kalim te kjo skuadre prej që Roma e fitoi finalen e Europa Conference League dhe pavarësisht përpjekjeve të kësaj skuadre për ta mbajtur atë, Mkhitaryan vendosi t’i bashkohet Interit.
33 vjeçari ka fituar trofetë kryesorë me skuadra nga Armenia, Ukraina, Gjermania, Anglia dhe Italia.