Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka qenë mysafir në emisionin “Stadion” në radio “Kanal 77”, ku për dy orë rresht është përgjigjur ndaj pyetjeve të ndryshme si nga udheheqësi i emisionit, poashtu edhe nga shikuesit, gazetarët tjerë, por edhe nga punonjës shëndetësorë. Në këtë emision, Sali ka folur për sdidat në shëndetësi, por edhe për rastet si tragjedia në Spitalin Modular në Tetovë dhe furnizimi i dyshimtë me vaksina anti-covid në fillim të pandemisë.

“Në parim un jam i gatshëm për bashkëpunim me çdo institucion nëse kërkohet ndonjë informatë. Lidhur me dy pyetjet që i parashtruar ata veçmë janë në Prokurori, keshtu që i mbetet prokurorisë të vendosë se si ka ndodhur furnizimi me vaksina dhe rreth përgjegjësisë për tragjedinë në Spitalin Modular në Tetovë”, deklaroi Sali.

Ai ka mohuar informacionet se Alternativa po bën lista me emra të kuadrove të veta që duhet të emërohen në institucione shëndetësore, respektivisht nëpër klinika.
“Nga ardhja ime si ministër janë emëruar vetëm dy drejtorë ekzekutivë nga 128 institucione”, tha Sali.

Ai është përgjigjur edhe në pyetjen nëse ma probleme dhe ngecje në bashkëpunimin e tij me kuadro të LSDM-së, ose BDI-së, si kuadro nga parti të ndryshme, duke thënë se bën maksimumin që përkatësia partiake të mos reflektohet në bashkëpunimin profesional.

Intervistën e plotë të ministrit Sali mund ta përcillni në videon më poshtë: