Drilon Iseni nga OEMVP thotë se për të ndaluar rritjen e cmimeve, disa herë si Odë, kanë kërkuar nga Qeveria që të mbulojë shpenzimet operative të kompanive por deri tani nuk kanë hasur në mirëkuptim.

“Realisht jemi në një situatë kur e ke zinxhirin e furrnizimeve të cregulluar ku cdo furnizim eventual nuk dihet në cfarë forme do të arrijë në vend. Kjo ndikon në mënyrë konstatne në rritjen e cmimeve të prodkuteve. Bizenset detyrohet që të gjejnë mënyra alternative se si të kenë dëm më të vogël, Këto produkte bazë janë për qytetarët dhe nuk kanë marzhë të lartë të fitimit ndërsa nga ana tjetër shpenzimet operative janë të larta. Druaj nga ajo se bizneset do të detyrohen që të minimozojnë prezencën e ketyre produkteve nëpër vitrinat e tyre që të mos ken dëme më të mëdha në furnizimet e radhës”, theksoi drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni.

Një javë pas kufizimeve të sërishme të cmimeve në tregjet me pakicë shumë cmime u ulën deri 7 denarë. Nga qeveria thonë se ka hapësirë për uljen e cmimeve por hë për hë po bëhen analiza për mënyrën e uljes.

Përkujtojnë që të gjithë tregtarët të cilët do të tentojnë të bëjnë manipulime me cmimet, rrezikojnë denime deri në 10 mijë euro dhe mbyllje të bizneseve deri në dy vite.