Por pushteti pretendon të kundërtën. Akuzojnë se VMRO-DPMNE punon për interesa të huaja dhe po shpërndanë lajme të rrejshme.
“Në zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, Qeveria dhe institucionet nuk heqin dorë nga linjat e kuqe që janë të definuara me Rezolutën e miratuar në Kuvend nga ana e deputetëve nga të gjitha partitë politike. Për gjuhën maqedonase, identitetin dhe historinë maqedonase nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj negociatash. Nga ana tjetër i gjithë opinioni vendor dhe ndërkombëtarë janë dëshmitarë të veprimeve destruktive të VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski”- pohoi Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.
Kryeministri bullgar në dorëheqje, Kirill Petkov, në një intervistë për një medium bullgar ka deklaruar se nëse Maqedonia e Veriut bie dakord me propozimin francez, bullgarët do të hyjnë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut përpara se të fillojë procesi i negociatave. Shton se propozimi francez ka përcaktime shumë të qarta të fakteve historike duke shtuar se Brukseli do të qëndrojë pas zbatimit.