Fillon sezoni i dasmave, këtë vit pa kufizime/ Ndonëse krizë ekonomike, tashmë restorantet janë rezervuar


Dy vite pas pandemisë, restorantet e dasmave janë në përgatitjet përfundimtare për fillimin e sezonit të dasmave.

Për dallim prej vitit të kaluar këtë vit dasmat do të zhvillohen pa protokolle dhe pa kufizime.

Ky është Kastriot Iseni i cili nga Zvicra ka ardhur për të investuar në Kërçovë dhe për të trashëguar dhe ruajtur pasurinë e gjyshërve të tij. Ai thotë se në restorantin e tij i cili është në përfundim të rinovimit ka të rezervuara dasma për gjithë verën si dhe për verën e ardhshme.

“Për këtë verë jemi deri në fund gushtit të rezervuar gati në të dy sallat, vitin e ardhshëm njëjte gati gjysma e sezonit është e rezervuar dhe shoh që edhe për 2024 kanë njerëzit shumë interesim dhe vetëm se kanë filluar rezervimet për 2024”- thotë Kastriot Iseni-pronar restoranti.

Menaxheri i restorantit Naim Zenku thotë se nuk do ta rrisin çmimin e ushqimit këtë vit edhe përskaj shtrenjtimit të ushqimeve në nivel botërorë. E sa i takon personelit për dallim prej restoranteve tjera që ankohen për mungesë kamerierësh, ai tha se kanë personel të mjaftueshëm sepse kanë rritur pagat dhe mëditjet e personelit.

“Me punëtorët nuk kemi problem e kemi stafin të kompletuar edhe të pjesës së kuzhinës edhe të kamerierëve (ngjitje) Për shkak trendit botërorë çmimet janë rritur gjithandej por ne si Dardani nuk do të kemi ngritje të çmimeve për shkak se kemi bërë kontrata me njerëzit të cilët I kanë rezervuar që vitin e kaluar kështu që nuk është korrekte ti lëvizim fjalës”- pohoi Naim Zenku-Menaxher Restoranti.

Iseni thotë se edhe përskaj krizës ekonomike dasmorët nuk e kanë reduktuar numrin e të ftuarve dhe dasmat që janë rezervuar në restorantin e tij janë me 500 deri 600 të ftuar.

“Sa i përket numrit vitin e kaluar e kemi pasur numrin e kufizuar shkaku i pandemisë kurse këtë vit ende nuk kanë tregu numri në përjashtim të tre dasmave njëri ka paraqit afro 630 persona edhe disa dasma nga Zvicra janë me numrin mbi 500 persona”- shton Kastriot Iseni-Pronar Restoranti.

Ndryshe 2 vitet e kaluara restorantet patën telashe me organizimin e damave për shkak të masave anti-kovid.