Mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë në qarkoren rreth Shkupit, në hyrjen e vendbanimit Radishani.

Në këtë aksident kanë marrë pjesë një veturë dhe motor. Informacionet e para janë se personi shoqërues në motor ka ndërruar jetë kurse personat tjerë në veturë dhe vozitësi i motorit janë dërguar për trajtim mjekësor në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë mjete të Ndihmës së shpejtë dhe polcisë për të siguruar vendin dhe sigurinë e qytetarëve.