Zelensky propozon zgjatjen e ligjit ushtarak dhe mobilizimit në Ukrainë për 90 ditë të tjera

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera në vend, duke filluar nga 25 maji.

Dokumentet janë dorëzuar në parlamentin ukrainas dhe duhet të miratohen nga të paktën gjysma e ligjvënësve. Ligji ushtarak u zbatua në vend më 24 shkurt, ditën kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tani. Dekreti i parë i Zelenskyt për mobilizimin ishte për 90 ditë dhe zbatohej në të gjitha rajonet e vendit.

Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se shpresonte të armatoste një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitej për një “fazë të re, të gjatë lufte”.