Një sasi droge e llojit kokainë është sekuestruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durrësit.
53 pako me kokainë janë gjetur brenda anijes me qymyr që vinte nga Kolumbia.
Peshimi i sasisë ende vijon, ndërsa deri më tani besohet se bëhet fjalë për 50 kg.
Peshimi do të vijojë sërish në orën 10:00.
Dy çanta me kokainë ishin hedhur në mes të qymyrit.
Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit.
Priten informacione zyrtare rreth operacionit, njofton noa.