Videot e reja dramatike tregojnë një kolonë tankesh ruse duke u hedhur në erë para syve të shoferëve të veturave në Ukrainë.
Brigada e 54-të e mekanizuar e Ukrainës, me bazë në rajonin e Donbasit, ndau pamjet e një toge që po shkatërrohej – duke e shoqëruar videon me muzikë optimiste dhe patriotike.
Videoja tregon linjën e tankeve të forcave ruse – të cilët njësia i quajti “turistët” – të drejtuar përgjatë një rruge të paidentifikuar.
Disa nga automjetet ushtarake më pas pësojnë goditje të drejtpërdrejta, duke shpërthyer në flakë, raporton nypost.
Në një video tjetër tregojnë një reporter dhe kameraman duke udhëtuar me veturë nëpër rrugët e qytetit teksa shkonin për t’i intervistuar mbrojtësit në fabrikën e çelikut Azovstal.
Phoenix TV në Kinë tha se shpërthimi ndodhi të premten e kaluar, ku ishin goditur një nga dy tanket ruse përpara syve të gazetarit – i cili tha se u shpëtua vetëm pasi një ushtar i kishte thënë më parë të ngadalësonte shpejtësinë e veturës.
Ndërkohë, ushtria e Ukrainës pretendoi se kishte shkatërruar rreth 1200 tanke dhe 2873 automjete të tjera të blinduara, si dhe më shumë se 2000 automjete të ndryshme ushtarake dhe gati 200 aeroplanë.