Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon se e vrau një civil

Një ushtar rus i cili po gjykohet për krime lufte në Ukrainë është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur.

Vadim Shishimarin akuzohet se vrau me armë zjarri një civil 62-vjeçar të paarmatosur në ditët e para pas fillimit të pushtimit, dhe mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Prokurorët thonë se mund të ketë më shumë gjykime të tilla, pas identifikimit të mijëra krimeve të mundshme të kryera nga forcat ruse. Moska ka mohuar se trupat e saj kanë shënjestruar civilët.