U tha se mashtroi dy autosallone me 50 mijë euro, Fisnik Syla: Sa herë po folni, thesari veç po më shtohet
Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se Fisnik Syla ka mashtruar dy autosallone ku vlera që ai duhej të paguante dy vetura ishte 50 mijë euro.
Veturat e tipit “Audi A6” 4G, prodhimi i 2014 dhe 2015, iu dhanë në mirëbesim Fisnik Sylës, me pretendimin për t’i testuar dhe vozitur për një kohë të shkurtër, e më pas, pasi të bëhej bartja e pronës, Syla duhej t’ua paguante atyre 50 mijë euro.
Për këtë tani ka reaguar vetë biznesmeni përmes një Story të publikuar në Instagram, ku shihet me një grumbull parash.
“Folni sa të doni, se spo ju dëgjohet…çdo herë që po folni për mua, thesari veç po më shtohet”, ka shkruar Fisniku në reagimin e bërë.
Ndryshe, edhe një kompani turistike pretendon se biznesmeni i mashtroi duke paguar pushimet në Maldive me një çek falso, por që Syla nuk e pranoi në asnjë moment një gjë të tillë.