Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë sqarime për masat që do të merren në 25 maj për finalen e Conference League.
Në një prononcim për mediat, Nano tha se të mërkurën nuk do të ketë shtetrrethim në Tiranë, por patjetër që do ketë bllokim rrugësh.
“Këto ditë është thënë që në 25 maj do ketë një shtetrrethim. Dua tu bëj me dije e tu kërkoj mirëkuptim qytetareve që data 25 do jetë ditë feste. Mos përhapim panik lidhur me shtetrrethime. Patjetër që do ketë bllokim të rrugëve. Tirana do jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në Tiranë.
Masat e marra deri më tani janë masa që i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Po kështu e fun- zone që do jenë në Tiranë, janë marrë masa që të mos lejohen dy tifozeritë të krijojnë përplasje”, tha Gledis Nano.