Finalja e humbur e Ligës së Kampionëve me sa duket do të jetë ndeshja e fundit e Sadio Manes me fanellën e Liverpoolit.
Ylli senegalez ishte prej lojtarëve kyç të “Reds” përgjatë sezoneve të fundit.
Por, aventurës së tij me ekipin anglez me sa duket i ka ardhur edhe fundi.
“Dua të falënderoj tifozët për çdo gjë dhe trajnerin gjithashtu. I dëshiroj këtij ekipi gjitha të mirat në botë”, ishin fjalët e Manes që na shumëkush po interpretohen si fjalë lamtumirëse.
I interesuar për senegalezin është Bayern Munich.