Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është për vizita në disa shtete të ndryshme, ku prej datës 3 maj nuk gjendet në Kosovë.
Ajo ishte për vizitë në Panama, Kosta Rika dhe më pas edhe në SHBA.
Gjatë vizitës së saj në SHBA, Osmani nuk arriti ta takojë presidentin amerikan Joe Biden, njëjtë sikur as kryeministri Albin Kurti.
Me buxhetin e shtetit, Vjosa Osmani madje edhe ishte argëtuar. Ajo e kishte kaluar kohën edhe duke shikuar filma në dhomën e hotelit, të cilët i kishte paguar me paratë e taksapaguesve kosovarë.
Si shefe e stafit të Sejdiut, ndonëse udhëtimi zyrtar ishte bërë për të marrë pjesë në aktivitetet e organizatës “World Affairs Council”, Osmani kishte qëndruar gati tre muaj në SHBA.
Ajo kishte udhëtuar nga Prishtina në Vjenë më 10 janar të vitit 2010.
Një ditë më pas, Osmani më 11 janar kishte udhëtuar nga Vjena drejt Uashingtonit, por në atë kohë nuk kishte qëndruar në Uashington, pasi me një aeroplan tjetër kishte udhëtuar nga Uashingtoni drejt San Franciskos.
Më 11 janar, Osmani ishte vendosur në hotelin “FAIRMONT” të San Franciskos, ku kishte paguar një dhomë për 279 dollarë.
Veç tjerash, Osmani më datat 12 dhe 13 janar 2010, në faturat që ka siguruar Demokracia.com kishte paguar ekstra edhe për të shikuar filma në hotel. Natën e dytë, ajo kishte paguar 15.99 dollarë për të shikuar film. Ndërsa, natën e tretë, filmi që kishte shikuar asaj i kishte kushtuar 13.99 dollarë, raporton Demokracia.com.
Natën e katërt ajo nuk kishte shikuar asnjë film. Por, tërë fatura për këto net i kishte kushtuar 1,225.58 dollarë.
Pas lëshimit të hotelit “Fairmont”, Osmani rrugën e bërë me paratë e shtetit deri në San Francisko e kishte shfrytëzuar për të shkuar edhe deri në Pittsburgh, aty ku ajo i ka kryer studimet Master dhe të Doktoraturës. Ndërsa, kthimin në Kosovë e kishte rezervuar për dy muaj më pas, konkretisht më 25 mars të atij viti.
Vjosa Osmani asokohe ishte pjesë e delegacionit të presidentit Fatmir Sejdiu, i cili kishte marrë pjesë në aktivitetet e organizatës “Ëorld Affairs Council”.