Pavarësisht që Moskës nuk i bëjnë përshtypje ushtarët e vrarë rusë, ja ku i grumbullon dhe ruan Ukraina
Se Vladimir Putini dhe Moska zyrtare nuk dëshiron të di asgjë për ushtarët rusë të vrarë në Ukrainë, e dëshmon më së miri fakti se nuk dëshiron të negociojë për marrjen e kufomave, që ia kanë ofruar në dispozicion autoritetet ukrainase.
Reuters ka folur për trenat e veçantë frigoriferë, që Ukraina po i përdor për vendosjen e të vrarëve.
“Në këta trena frigoriferë gjenden disa qindra kufoma të okupatorëve rusë. Shumica janë vrarë nga rajoni i Kievit, ka edhe nga Chernihiv dhe rajonet e tjera”, ka thënë një zyrtar ukrainas.
Volodymyr Liamzin, i angazhuar për bashkëpunim civil-ushtarak, ka thënë se kufomat janë mbledhur në këtë mënyrë në mënyrë që të mund të kthehen në atdheun e tyre.
“Sipas normave ndërkombëtare të drejtave humanitare, Ukraina po i respekton në mënyrë strikte – pas përfundimit të ofensivës palët obligohen të rikthejnë trupat e pajetë të ushtarëve në vendet e tyre të lindjes”, shtoi Liamzin.
Trena të tillë ekzistojnë në rajone të ndryshme në mbarë territorin e Ukrainës.