Në kategorinë e dytë pas 40 vitesh/ Shkarkohet i gjithë stafi i skuadrës shqiptare

Bordi i Shoqërisë Aksionere të futbollit pogradecar ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin e skuadrës Ardjan Abazaj dhe së bashku me të, të gjithë stafin e skuadrës licensore.

Një gjë e tillë i është bërë me dije administratorit të klubit Kopi Gusho, vendim të cilin ai ia ka transmetuar kryepankinës Pogradecare dhe asistentëve të tij.

Shkarkimi i Abazaj dhe ndihnësve tij sipas vendimit të bordit të kësaj shoqërie ka ardhur për shakak të largimit të skuadrës pas 40- vjetësh nga kategoria e parë në të dytë.

Gjithashtu bordi ka marrë vendim për mos dhënien e pagës së fundit stafit dhe gjithë futbollistëve te skuadrës pogradecare, vendim ky i bazuar në kontratën që skuadra ka pasur me SHA. Sipas kontratës nëse skuadra kalonte në kategorinë superiore do të përfitonte një shumë të parashikuar, në një nga pikat e parashikuara të saj. Në të njëjten kontratë kanë qenë të parashikuara edhe sanksionet nëse ekipi do të zbriste një kategori më poshtë.

Pritet të zgjidhet vetëm pas pak ditësh ka të bëjë më trajnerin e ri por deri në këto momente nuk ka asnjë emër të lakuar për tu ulur në kryepankinën pogradecare. Ajo çfarë mësohet është se kryetari i Bashkisë, Ilir Xhakolli së shpëjti do të ketë një takim me specialistët më të njohur të qytetit për të gjetur së pari trajnerin e me pas për të menduar rikthimin brenda një sëzonoi të ekipit në kategorinë e parë.