Motra e Amber Heard dëshmoi të mërkurën (18 maj) se ajo ishte prezente kur aktori Johnny Depp e kapi Heardin nga flokët dhe e goditi në fytyrë në mënyrë të përsëritur kur ata ishin të martuar.
Whitney Heard Henriquez, motra më e vogël e Heard, dëshmoi në gjykatë si pjesë e çështjes së vazhdueshme të shpifjes midis Heard dhe ish-bashkëshortit Depp.
Henriquez tha se ajo jetoi me Heard dhe Depp gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre dhe se ajo e shihte aktorin si një vëlla.
Henriquez dëshmoi për një grindje në të cilën ajo pa Depp duke hedhur një kanaçe Red Bull në infermieren e tij, Debbie Lloyd, të cilën Lloyd e mohoi në dëshminë e saj.
“Ai vjen pas meje, më godet në shpinë. Dëgjoj Amberin duke bërtitur mos e godit motrën time. Në atë kohë Johnny tashmë e kishte kapur Amberin nga flokët me njërën dorë dhe po e godiste vazhdimisht në fytyrë me tjetrën dorë”, tha Henriquez.
Depp e ka akuzuar Heardin se e ka shpifur për të në një shkrim të vitit 2018 për ‘Washington Post’.
Në artikull, i cili u botua afërsisht dy vjet pasi ata u divorcuan, Heard e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.