Gjiganti italian, Milan është pranë arritjes së marrëveshjes me Divock Origi.
Origi ka kontratë me Liverpooli deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk pritet të ndodhë.
Belgu nuk duket të jetë në planet e Jurgen Klopp, andaj do të largohet nga ‘Anfield’.
Siç njofton gazetari italian, Fabrizio Romano, Milani dhe Origi janë pranë arritjes së marrëveshjes.
Kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare dhe sulmuesi do të transferohet drejt Italisë si lojtar i lirë.