Pas 19 vitesh mbyllet epoka e Roman Abramoviç te Çelsi. Londinezët njoftuan marrëveshjen përfundimtare për shitjen e klubit te konsorciumi amerikan që drejtohet nga fondi Clearlake Capital i manjatit Tod Boehly. Vlera e plotë e shitjes është rreth 5 miliardë euro.
Rreth 3 miliardë euro të përfituara nga shitja e aksioneve të rusit Abramoviç, do të shkojnë në një llogari të ngrirë të Mbretërisë së Bashkuar, për t’u përdorur më pas në mbështetje të popullit të Ukrainës. Pjesa tjetër e parave do të investohet për klubin.
“Futboll klub Çelsi konfirmon që të premten u arrit një marrëveshje përfundimtare për t’ia shitur klubin konsorciumit Todd Boehly/Clearlake Capital. Parashikohet që blerja të përmbyllet të hënën. Klubi do të japë përditësime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të futbollit.