Man City njofton dy futbollistët e njohur se janë të lirë të largohen në afatin kalimtar të verës

Nathan Ake dhe Oleksandr Zincheko mund të largohen nga Manchester City në afatin kalimtar të verës.

Sipas “The Times”, klubi anglez tashmë ia ka bërë të qartë të dy futbollistëve se janë të lirë të largohen.

Manchester City tani është duke pritur ofertat e përshtatshme për futbollistët në fjalë.
Ake me “Qytetarët” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, kurse Zinchenko deri më 30 qershor 2024.

Bazuar në “Transfermarkt”, të dy futbollistët vlerësohen me nga 25 milionë euro në tregun e transferimeve.