Në një intervistë për Dojçe Vele, ai ka deklaruar se ky projekt nuk duhet të dramatizohet.
Sipas tij, kjo nismë mund të shihet si mjet për integrimin e rajonit më shpejtë në Bashkimin Europian.
Ai thotë se për qeverinë e tij, çdo projekt që është në funksion të integrimit duhet parë si mundësi dhe jo si diçka armiqësore.
Kryeministri i malit të zi shtoi se ‘Open Balkan’ përputhet me Procesin e Berlinit.
Deri tani kësaj nisme i janë bashkuar Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kosova dhe Bosnje Hercegovina e kanë kundërshtuar.