Lëvizja Besa Bogovinë: Sabriu prioritet kapacitet intelektuale të të rinjëve


Në momentet kur migrimi të rinjëve gjithnjë e më shumë është temë e shoqërisë sonë, Lëvizja Besa në Bogovinë ka ndryshuar kurs duke ju dhënë përparësi të rinjëve. Kryetari i degës së Lëvizjes Besa në Bogovinë, Fatmir Sabriu thekson se për ne si parti por edhe si degë mbetet prioritet prurja e resurseve të reja, respektivisht të rinjtë të cilët janë arsimuar dhe tani përfundimisht vendi ka nevoj për një gjeneratë të re ndërsa këtë hapsirë e ofron vetëm Lëvizja Besa ku bëj pjesë unë thotë Sabriu.

Ai më tej shton se rezultati i zgjedhjeve lokale dëshmoi që populli ynë dëshiron që të udhëhiqet nga një gjeneratë e re politike ku fjalën kryesore do ta ketë rinia intelektuale. Ne e vlerësojmë besimin e 2130 votuesve të cilët i besuan platformës politike të Lëvizjes Besa në Komunën e Bogovinës dhe prandaj është detyrë dhe obligim i yni që të vazhdojmë këtë betejë politike deri në sjelljen e një pushteti të ri i cili do të çrënjos krimin dhe korupsionin. Ashtu siç e theksuam në fundin e fushatës një betejë e humbur nuk do të thotë luftë e humbur. Do të luftojmë për të ardhmen tonë për të ardhmen e fëmijeve tanë.