Lampard: Jemi në fazë kritike, ndeshjet e fundit janë vendimtare

Frank Lampard ka komentuar situatën “kritike” te klubi i Everton.

Trajneri anglez, Frank Lampard ende nuk ka arritur ta sigurojë mbijetesën me klubin nga Liverpooli.

Tekniku i Everton deklaroi se tashmë është faza vendimtare e sezonit për skuadrën e tij.

“Ne e dimë se jemi në fazën kritike të sezonit. Dy ndeshje në Goodison janë një gjë e mirë për ne, me tifozët tanë pas nesh”, ishin fjalët e Lampard.