Toni Kroos fitoi Ligën e Kampionëve për herë të pestë në karrierë mbrëmjen e djeshme. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për “ZDF”, 32 vjeçari u pa shumë i acaruar me gazetarin Nils Kaben!
Gazetari e pyeti nëse u habit nga fakti që Real Madrid e pa veten në vështirësi ndaj Liverpool dhe Kroos nuk u përmbajt.
“Kishe 90 minuta kohë për të menduar pyetje të zgjuara dhe në fund më bën pyetje idiote. E pabesueshme! Sigurisht që mund të ndodhë ta shikosh veten në vështirësi ndaj një ekipi si Liverpool, çfarë dreq pyetje është kjo? Nuk luajtëm ndeshje grupi, luajtëm finalen e Champions League”, tha Kroos.
Më tej, gazetari vijoi duke i kujtuar mesfushorit që Real Madrid ka qenë disa herë në prag eliminimi në këtë turne. Në këtë moment, Kroos mbuloi fytyrën me duar dhe u largua duke qeshur me ironi si dhe duke i thënë gazetarit se “ bëri shumë gabim dhe se është e dukshme që ishte nga Gjermania sepse menjëherë vjen me pyetje negative”.