Juventusi rikthehet te përvoja dhe lojtarët falas: Pogba, Di Maria dhe Perisic në listën e dëshirave te Allegrit
Juventusi dëshiron të rikthehet pas një sezoni në të cilin ata nuk arritën të fitonin asnjë trofe, diçka që nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë.
‘Zonja e Vjetër’ dëshiron të forcojë skuadrën përpara sezonit të ardhshëm, ndërsa Paulo Dybala dhe Giorgio Chiellini do të largohen nga klubi kur të skadojnë kontratat e tyre këtë verë.
Është koha që Juventusi të rindërtojë skuadrën për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili dëshiron të forcojë repartet me lojtarë me përvojë, të cilët do të jenë gati të performojnë pa pasur nevojë për një periudhë përshtatjeje.
Lojtarët e lirë në radarin e Juventusit
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, është një lojtar, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2022, dhe Juventus tashmë ka kontaktuar me të teksa po kërkon ta rikthejë në Torino.
Sipas La Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë tashmë janë takuar me agjentët e tij. Edhe pse nuk ka ende marrëveshje, synimi i dy palëve është të arrijnë një marrëveshje që do ta kthente atë në Juventus.
Ndërkohë, Juventusi është vënë edhe pas anësorit të Paris Saint-Germain, Angel Di Maria dhe lojtarit të Interit, Ivan Perisic, pasi kontratat e tyre do të përfundojnë këtë verë.
Di Maria ka pohuar se dëshiron të jetë pjesë e një ekipi konkurrues sezonin e ardhshëm.
Në anë tjetër Perisic nuk dëshiron të rinovojë me Interin me kushtet e ofruara, pasi ai kërkon tre vite kontratë.
Duket se Juventusi është i gatshëm t’ia plotësojë këtë dëshirë lojtarit.
Më poshtë një formacion se si do të dukej Juventusi nëse do të merrte të tre lojtarët.