“Dëgjoi të shtënat dhe u hodh nga automjeti”/ Ky është shqiptari që iu bë atentat në Lezhë (FOTO)

Blerim Preçi është 28-vjeçari që iu bë atentat në Lezhë mbrëmjen e sotme.

Preçi ishte duke lëvizur me automjet së bashku me kushëririn e tij ndërsa është qëlluar në lëvizje nga persona ende të paidentifikuar.

Atentati ndodhi rreth orës 20:00 dhe autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportimeve, dëshmitarët bëjnë me dije se, 28-vjeçari Preçi sapo ka dëgjuar të shtënat ka frenuar dhe është hedhur nga automjeti.

Fouristrada ka vijuar lëvizjen edhe për disa metra dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja dhe po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve.