Chris Rock është aktualisht në mes të turneut të tij “Ego Death Tour” dhe sapo ka arritur në Evropë, ku prezantoi komedinë e tij speciale në teatrin Royal Albert Hall në Londër.
Gjatë një pjese të shfaqjes së tij të 12 majit, komediani amerikan përmendi edhe aktoren Amber Heard.
57-vjeçari fillimisht nuk e anashkaloi shuplakën në “Oscars”, gjersa më pas u mor më shumë me gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard.
“Mund t’iu besoni të gjitha grave përveç Amber Heard. Çfarë është ajo. Ajo ka bërë nevojën në shtratin e tij”, tha ai.
“Nëse ti e bën nevojën në shtratin e dikujt, thjesht je fajtor për gjithçka. Çfarë po ndodh aty? Dhe ata vazhduan lidhjen pas kësaj”, shtoi më tej aktori.
Në një moment të caktuar, Chris u bë më serioz teksa ka folur edhe për lirinë e fjalës.
“Të gjithë janë të frikësuar, e dini… e gjithë bota ka frikë të ofendojë. Kështu që njerëzit flasin më pak”, thotë më tej ai.
“Njerëzit thonë se duhet të jeni të kujdesshëm sepse fjalët lëndojnë, fjalët lëndojnë… e dini. Ka viktima të vërteta në botë, ato meritojnë të dëgjohen. E meritojnë dashurinë dhe dhembshurinë tonë. Por nëse të gjithë pretendojnë se janë viktima, atëherë askush nuk i dëgjon viktimat e vërteta”, tha mes shumë gjërash në fjalimin e tij Rock.