Charles Michel nis turneun ballkanik me Serbinë, nuk vjen në Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të nisë sot turneun ballkanik me vizitën në Serbi.

Në Beograd, zyrtari evropian do të pritet në takim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, njofton Klankosova.tv.

Sipas një njoftimi të zyrës së Vuçiqit, programi parasheh vizitë të kompanive në Parkun Shkencës dhe Teknologjisë dhe nënshkrimin e marrëveshjes për një projekt të përbashkët.

Vizita do të shënojë fillimin e turneut treditor të Michel në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ai do të udhëtojë edhe në Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në agjendën e udhëtimit të Michel në Ballkan askund nuk figuron Kosova./Klankosova.tv/.