Çeferin: Stadiumet në Itali janë goxha të tmerrshme

Italia shpreson të marrë të drejtat e organizimit të “Euro 2032”, por presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin paralajmëron se ka shumë punë për të bërë.

“Infrastruktura në Itali është goxha e tmerrshme”, ka thënë Çeferin për “Sky Sport Italia” të mërkurën. “Kam folur me presidentin e Federatës, Gabriele Gravina për këtë çështje. Mendoj se Italia është një komb që jeton dhe merr frymë me futboll. Megjithatë, situata e infrastrukturës në Itali është goxha e tmerrshme për një komb futbolli në këtë nivel”.

Çeferin ka theksuar se Qeveria e Italisë duhet urgjentisht ta shtrijë dorën e ndihmës.

“Nëse qeveria nuk ndërhyn për të ndihmuar dhe garantuar se do të ndërtohen infrastruktura të reja, mund të jetë problem”, është shprehur i pari i shtëpisë së futbollit evropian.

Roma priti disa ndeshje gjatë “Euro 2020”, ndërsa Italia ishte vendi pritës për katër finalet e Ligës së Kombeve në vitin 2021.