-ads3-

Gjysmë miliardi të prekur nga koronavirusi në gjithë globin

Flamujt u ulën në gjysmështizë në Shtetet e Bashkuara në nderim të viktimave të koronavirusit, teksa numri i përgjithshëm i tyre kapërceu 24-orëshin e fundit, 1 milionë gjatë këtyre dy viteve të pandemisë.

Për presidentin Xho Bajden, bëhet fjalë për një moment tragjik, pasi sipas tij është një shifër sa numri i viktimave të luftës së parë e të dytë botërore, asaj të Koresë e Vjetnamit të marra së bashku. Shtetet e Bashkuara kanë shifrën më të lartë të viktimave nga koronavirusi krahasuar me vendet e tjera dhe ndiqen nga Brazili, India e Rusia, duke numëruar rreth 1/6 e shifrës totale globale.

Më herët, numri i të prekurve nga COVID-19 në më shumë se dy vite pandemi në shkallë globale kapërceu gjysmë miliardi.

Pavarësisht muajt e fundit u duk sikur pandemia po merr fund, shenja rikthimi ka veçanërisht në Shtetet e Bashkuara ku shifrat e infektimeve kanë tendenca rritjeje. Ndërsa në Korenë e Veriut, koronavirusi shënoi viktimën e parë.