Aktorja turke, Beren Saat e njohur në Shqipëri përmes rolit të “Fatmagyl” është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Së fundmi, ajo dhe bashkëshorti saj këngëtari Kenan Doullu, janë ndalur nga gazetarët.
Ata kanë treguar arsyen e kësaj atmosfere festive dhe lumturisë. Saat tregoi se sapo ishin larguar nga ditëlindja e një të afërmi ku ajo dhe Kenan kishin kaluar një mbrëmje tepër të këndshme.
Aktorja foli edhe për projektet aktuale, ku ka treguar se është duke punuar për një album muzikor, të cilin ajo dhe Kenan po e çojnë drejt finalizimit Megjithatë, Beren nuk ka dashur të ndaj detaje në lidhje me të.
“Është vetëm çështje kohe që të shikoni të reja nga unë, prisni vetëm pak!”, ishin fjalët e aktores, duke njoftuar kështu se po punon që të rikthehet sa më shpejt pranë publikut.