81 organizata joqeveritare në Kosovë kanë nënshkruar letrën që i është dërguar presidentit të rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.
Në këtë letër, Macron urohet për fitoren në zgjedhjet e muajit të kaluar dhe i kujtohet se dialogu për liberalizimin e vizave për Kosovën ka hyrë në vitin e 10-të.
“Dialogu për liberalizimin e vizave për Kosovën ka hyrë në vitin e 10-të të tij. Si i tillë, ky proces ka zgjatur më shumë sesa procesi i liberalizimit të vizave i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku, shumëzuar me dy. Ose për ta thënë ndryshe, i gjithë procesi i aderimit për Kroacinë, që nga statusi i kandidatit e deri tek anëtarësimi i plotë, zgjati më pak sesa procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në letër, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ne letër thuhet se pavarësisht thirrjeve drejtuar Këshillit të BE-së për t’i dhënë fund izolimit të Kosovës kanë qenë pa rezultat.
“Dhe kur më në fund erdhi momenti në vitin 2012 për të filluar procesin e liberalizimit të vizave, Kosovës iu dorëzua një udhërrëfyes i cili përmbante dy herë më shumë kritere sesa për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Përkundër kësaj, Kosova përgjatë gjashtë viteve të ardhshme i përmbushi të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kjo gjë u konfirmua zyrtarisht në korrik të vitit 2018, dhe më pas u rikonfirmua përsëri disa herë nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Thirrjet e vazhdueshme drejtuar Këshillit të BE-së për t’i dhënë fund izolimit të Kosovës kanë qenë pa rezultat”, thuhet tutje.
Në këtë letër, i kërkohet Macronit gjithashtu për më shumë vëmendje në Ballkanin Perëndimorë.
“I bëjmë thirrje BE-së të njohë rëndësinë e Ballkanit Perëndimor si pjesë kyçe e arkitekturës evropiane të sigurisë, duke pasur parasysh përpjekjet e Rusisë për të minuar konsolidimin e vazhdueshëm të progresit demokratik dhe integrimin euroatlantik të rajonit. Dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe hapja e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të jetë pikënisja e këtij diskutimi”.
“Në këtë këndvështrim, ne i bëjmë thirrje Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së të përforcojë ndikimin afatgjatë të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Sharl de Gol ka thënë: “Franca nuk mund të jetë Francë pa madhështi”. Nuk ka pasur ndonjëherë kohë më të përshtatshme për ta treguar këtë madhështi. Prandaj, i bëjmë thirrje Francës që ta çojë zgjerimin evropian në një epokë të re, duke i dhënë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe duke hapur bisedimet e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne presim me padurim Konferencën e Parisit për Ballkanin Perëndimor i cili mbahet në qershor dhe shpresojmë se i njëjti mund të jetë moment ringjallje për perspektivën e rajonit drejt BE-s”.
Organizatat nënshkruese të letrës.
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK)Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova (KDI/TI)Community Building Mitrovicë (CBM)Qendra për Avokim, Trajnim e Burime (ATRC)Open Data Kosovo (ODK)Artpolis – Qendra për art dhe komunitet (Artpolis)Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)YMCA KosovëEmancimi Civil Ma Ndryshe (EC Ma Ndryshe)Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)Lëvizja FOLSyri i Vizionit (SiV)Balkan Sunflowers Kosovë (BSK)Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK)Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj)Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham)Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij Kosovë (CHwB)Internews KosovaFondacioni LumbardhiRrjeti i organizatave BONEVETProgrami për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)Qendra e Kosovës për Arsim (KEC)Instituti RIINVESTQendra e Kosovës për Inovacion (ICK)Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)Grupi i Ballkanit për Hulumtim të Politikave (BPRG)Instituti GAP për studime të avancuaraDemokraci për Zhvillim (D4D)Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës (QKRMT)Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC)Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK)Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Kosovë (YIHR-KS)Gratë për Gratë Kosovë (K-W4W)Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)OJQ AktivInstituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)New Social Initiative (NSI)LabirintOJQ ETEAShoqata Rinore për të Drejtat e Njeriut (YAHR)Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan (SHIP)OJQ IntegraOJQ Zana KlinëAutostrada BiennaleShoqata e Grave të Mitrovicës për të drejta të njeriut (MWAHR)Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK)Fondacioni Kosovar për Ndermarresi SocialeQendra për Barazi dhe Liri (CEL)Let’s Do It PejaQendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)OJQ Vision 02Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF)SbunkerFondacioni Shtatëmbëdhjetë (F17)Qendra Kosovare për Arsim në Distancë (KCDE)Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK)Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në Kosovë (PRAK)Demokracia fillon këtu (DFK)Fondacioni Jeshil (Jeshil)Fondacioni IPKOQendra për Kurajo Politike (CPC)Shoqata e Grave AureolaKoalicioni i OJQ-ve për mbrojtje të fëmijëve në Kosovë (KOMF)Network of Peace Movement (NOPM)Forumi i BallkanitShoqata e të Verbërve të Kosovës (SHVK)GERMINROMA VERSITASAksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)Shoqata e Grave “Dora Dorës”Shoqata Profesionale Mjekësore (PHA)Instituti për Zhvillimin e Shoqërisë Civile “Innovate”ANIBAROrganizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)NGO Polis