-ads3-

1 prill – Abaz Selmani nga Kumanova njihet si tekstshkrues këngësh. Ai me këtë profesion merret mbi 15 vite, por nuk ka bërë ndonjë llogari se sa tekste ka shkruar, pasi janë shumë, shkruan Open-TV.

Gjatë kësaj periudhe ka bashkëpunuar me shumë njerëz, kurse kohëve të fundit realizimin e numrit të madh të këngëve i ka bërë me Rrahman Kryeziun nga Shkupi, ndërsa nga këngëtarët bashkëpunon me Daim Lalën, Shyhrete Behlulin, Mahmut Ferati, Lori, Big Mama, Shpat Kasapi e të tjerë.

Ai ka mesazh edhe për këngëtarët e rinj, ndërsa thotë se është i hapur për bashkëpunime me të gjithë.

Për fund, Abaz Selmani të gjithë besimtarëve mysliman iu uron muajin  e shenjtë të Ramazanit.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë të Abaz Selmanit dhënë për Open-TV.


https://fb.watch/c76g5_0h6K/