-ads3-

Ndaj Undertaker u bë një pritje e jashtëzakonshme gjatë prezantimit të tij në “Hall of Fame” në WWE.

Mark Calaway (emri i vërtetë) u emocionua nga kjo pritje, teksa për një moment shpërtheu edhe në lot.

Pas një karriere 30-vjeçare, Undertaker njoftoi për tërheqjen e tij në qershor 2020.
Mbrëmja e së premtes në shtetin e tij të Teksasit ishte një moment i veçantë.

Para se të mbante fjalimin e tij, nuk munguan duartrokitjet nga të gjithë të pranishmit për 57-vjeçarin.

Thirrjet “Faleminderit ‘Taker” dhe “Ti e meriton këtë” jehonin nëpër arenë dhe u deshën gjashtë minuta për të filluar fjalimin e tij.