-ads3-

Shkruan: Hasan Jashari
Shoqata është themeluar me 29.12.2021 dhe deri më tani ajo është regjistruar në Regjistrin qendror të RMV dhe ka përpiluar të gjitha aktet e duhura përfshirë programin e punës dhe qëllimet e sajë. Ka mbajtur një Tryezë të rrumbullakët mbi cilësinë e arsimt dhe po realizon një Projekt shkencor së bashku me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Ideja e jonë themelore është që shoqata të ngritet si institucioni më i lartë kombëtar shkencor e artistik i Shqiptarëve në Maqedonin e veriut. Në këte mënyrë, kjo organizatë do të kutivon, promovon dhe avancon shkencën dhe artin, si dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike. Si pjesë e aktiviteteve dhe lidhjeve aktive, Shoqata do të bashkëpunon me akademi të tjera të shkencës dhe arteve dhe organizata të tjera shkencore e artistike jashtë vendit dhe në nivel kombëtar. Hulumtimi shkencor në partneritet me institute kërkimore, të arsimit të lartë dhe të artit, organizata ekonomike, organe qeveritare, shkencëtarët dhe artistët, komunat ,OJQ do të jenë prioritetet tona në të ardhmen.