-ads3-

Shok ekipi me Christian Eriksenin, Roi Syla, lojtari shqiptar 21-vjeçar që është pjesë e Brentfordit në Premier Ligë.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori flet për aventurën në Angli si dhe angazhimin për herë të parë me ekipin Shpresa të Shqipërisë. Gjithashtu, ai tregon objektivat, por zbulon edhe çfarë ndodh me Eriksenin gjatë stërvitjes.

Duke qenë se ju aktivizoheni disi larg nga Shqipëria, mund të na flisni më shumë për aventurën tuaj futbollistike në Angli?

Shumë mirë, këtë sezon kam firmosur me Brentfordin, që merr pjesë në Premier Ligë. Kam rreth tetë muaj që stërvitem në një nivel të lartë, me lojtarët e ekipit të parë, sepse stërvitjen e zhvillojmë të gjithë bashkë.

Ju jeni me ekipin e të rinjve apo me ekipin e parë?

Jemi U-23 dhe ekipi i parë i Brentfordit. Jemi një grup dhe stërvitjen e bëjmë bashkë, luajmë ndeshje kundër. Çdo gjë shkon shumë mirë.

E shihni vetën një ditë pjesë të Kombëtares A, duke mos harruar se lojtarët që janë tani kanë një nivel të lartë?

Rruga është aty. Duke qenë pjesë e ekipit U-21 dhe skuadrës ku luaj këtu në Angli, duhet të punoj shumë fort për të arritur diçka të tillë. Nuk është e lehtë pasi aty janë lojtarë që luajnë në Serinë A dhe kampionate të tjera. Mendoj se e kam shansin.

Ju stërviteni në një ekip me Eriksenin, i cili u rikthye nga ajo ngjarje e rëndë që i ndodhi. Çfarë mund të na thoni diçka të veçantë?

Po, e vërtetë, stërvitemi bashkë. Nuk është se kam folur shumë, por e shoh që qëndron shpeshherë pas stërvitjes dhe praktikohet me goditjet e dënimit, me të dyja këmbët. Rri 20-30 minuta mbas stërvitjes, me goditje dënimi, goditje këndi, nonstop, i ka perfekte…