Katar 2022 do të jetë Botërori i katërt në karrierën e Manuel Neuer. Portieri i famshëm triumfoi në Brazil 2014 me Gjermaninë dhe të njëjtin objektiv ka edhe në turneun që do të fillojë më 21 nëntor dhe do të përfundojë më 18 dhjetor në finalen e madhe në “Lusail Stadium”.
Shorti vuri “Pancerat” në grupin E, bashkë me Spanjën, Japoninë dhe fituesin e çiftit Kosta Rika-Zelanda e Re. Kapiteni i kombëtares analizoi shkurt kundërshtarët dhe zbuloi objektivin e tij dhe të shokëve të skuadrës.
LEXO EDHE:Southgate komenton shortin: Ndeshje intriguese me SHBA-në, objektivi ynë është…
Kjo mund të jetë Kupa e Botës e fundit ku Neuer merr pjesë. “Ishte e qartë që do të përballeshim me një kundërshtar të fortë që në grup”, deklaroi 36-vjeçari i Bayern Munchen, duke iu referuar faktit që Gjermania ishte pjesë e vazos së dytë.
Neuer vazhdon edhe më tej, duke theksuar se objektivi i skuadrës së Hansi Flick është fitimi i Botërorit, që do të përkonte me suksesin e pestë të kombëtares gjermane. “Kujtimet e fundit janë negative, në Botërorin e fundit u eliminuan në grup.
Gjithsesi, ne kemi besim se do të zhvillojmë një kompeticion të suksesshëm. Objektivi im i vetëm është fitimi i Kupës së Botës”, deklaroi Neuer, autor i 109 ndeshjeve me Gjermaninë.