Kalendari i Kupës së Botës 2022, këto janë datat e disa nga ndeshjeve më interesante 12 minuta më parë

Në orën 18:00 është hedhur shorti për grupet e Kampionatit Botëror të futbollit 2022 që do të mbahet në Katar, atje ku tashmë janë mësuar të gjitha grupet e Kupës së Botës 2022.
Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të përballet sërish me Serbinë, në një tjetër ndeshje që pritet të jetë shumë emocionuese, takim ky që do të luhet me 2 dhjetor.
Supersfida midis Spanjës dhe Gjermanisë do të luhet në datën 27 nëntor, ndërsa Portugalia me Uruguain do të ndeshen në datën 28 nëntor.Sfidë tjetër interesante është ajo midis Anglisë dhe SHBA-së që do të luhet me 25 nëntor, ndërsa përballja midis Lewandowskit dhe Messit do të jetë në 30 nëntor.