Policia deklarohet për udhëtimin e serbëve për zgjedhjet në Serbi: Kolona në Jarinje dhe Bërnjak.
Policia e Kosovës në aspektin e sigurisë vlerëson se situata është e qetë dhe stabile, ndërsa referuar mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi dhe organizimeve të qytetarëve për të udhëtuar në forma të ndryshme drejt Serbisë për të votuar, në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, janë krijuar kolona dhe pritje.
Pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave, thuhet në njoftimin e policisë.
“Policia e Kosovës në këtë fushëveprim ka paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, garantimit të sigurisë së përgjithshme, si dhe shtimit të kapaciteteve të personelit policorë në pikat kufitare me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe qarkullimit kufitar.
Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, garantimin e lëvizjes së lirë dhe sigurisë së përgjithshme në vend”, përfundon njoftimi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës
- Walker kritikon Kurtin: Është gabim i madh të bëhet Asociacioni
- Osmani në brifing me sektorin civil për Dialogun Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së
- Imami Maliqi konfirmon se në këtë xhami do të shtrohen Iftare për studentë dhe familjet në nevojë
- LSDM: Maqedonia e Veriut përfaqëson faktor stabiliteti në Ballkan
- Aksident në Fier, humb jetën punonjësi i policisë
- Raporti i Investimeve i BEI-t, 2022- 2023: Evropa duhet të ndërmarrë veprime tani për të adresuar sfidat strukturore
- Përfundon numërimi i votave në Mal të Zi, vendi do të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve për president
- Një 77-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Prizren
- Turqia mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi, thotë se ka kontribuar dhe pret zbatim konkret