-ads3-

Kompania turistike “Barileva Turist”, ka treguar për Klankosova.tv se si erdhi deri tek aksidenti mes njërit nga autobusët e tyre dhe tramvajit në Duseldorf të Gjermanisë.

“Shoferi ka ardhur nga parkingu për të u ndalur në stacion dhe për t’u nisur për rrugë. Derisa autobusi ka hasur në pengesë të automjeteve në anën e përparme dhe është ndalur, tramvaji ka ardhur nga mbrapa dhe e ka goditur në anën e pasme autobusin”, thuhet në përgjigjen e Barileva Turist për Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas kompanisë, dëmet janë të vogla si në autobus ashtu edhe ne tramvaj, pasi sipas tyre, shpejtësia e tramvajit ka qenë shumë e vogël.

Tutje kompania tha se nuk e kanë parë të arsyeshme të raportojnë aksidentin, pasi nuk ka pasur udhëtarë në autobus dhe nuk ka pasur të lënduar. /Klankosova.tv/