-ads3-

Rijad Hyseni është 14 vjeçari që u ther sot me thikë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave.

Lajmin për vdekjen e tij pos policisë, e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerit përmes një postimi në Facebook bashkë me një fotografi të tij.

“Me pikëllim të madh e pikëllim, ju njoftojmë se me datën 01.03.2022 tragjikisht ka ndërruar jetë më I dashuri ynë Rijad Besim Hyseni (11.03.2007-01.03.2022). Për varrimin ju njoftojmë me kohë. E pikëlluar familja Hyseni”, thuhet në njoftim.

Motivet e kësaj vrasjeje është herët të dihen, por policia tha se po punon intensivisht në zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.