Shumë persona po vizitojnë ditëve të fundit liqenin e Batllavës.

Ata po rrezikojnë jetën e tyre duke ecur mbi akullin që është krijuar në këtë liqen si pasojë e temperaturave të ulëta që kanë mbizotëruar së fundmi në vend.

Gazeta Express ka filmuar disa persona duke ecur mbi akull.

Akulli në këtë vend është pak centimetra i trashë por nuk i ndalon ata të ecin mbi akull, kryesisht për të bërë selfie.

Kjo praktikë konsiderohet e rrezikshme kur kihet parasysh fakti që temperaturat gjatë ditëve të fundit në vazhdimësi janë mbi zero gradë celcius, anipse gjatë natës ato shkojnë në minus.