Ka vdekur 27-vjeçari nga Gjilani i cili ishte duke u përballur me një sëmundje.

Lajmin për vdekjen e Drinorit e ka bërë të ditur Adnan Hyseni, udhëheqës i Fondacionit “Avni Hyseni”, i cili ishte angazhuar për të siguruar ndihmën financiare për shërimin e 27-vjeçarit nga Gjilani.

Ai tha se sapo ishte informuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të riut nga Gjilani menjëherë ishte nisur për në QKUK dhe ishte munduar t’i qëndronte afër.

“DRIN vëlla na fal dhe na e paqe bo edhe hallall se Allahu të deshi më shumë se na edhe pse u munduam e u bëmë bashkë me krejt shqiptarët si një trup po nuk mundëm ashtu siç deshëm e siç edhe e meritove se ti kishe shumë ëndrra e Gjilani dhe Kosova kishte nevojë për ty vëlla”, ka shkruar Hyseni.

Drinori 27 vjeçar, i vetmi djalë i familjes Gashi vuante nga një sëmundje, kurse infeksioni ia kishte dëmtuar mushkëritë, të dy veshkat dhe ishte në (dializë), infeksion në mëlçi dhe zemër dhe ishte i intubuar nën përkujdesjen intensive në një spital në Turqi.